Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

“Paradoks” – Sa banorë i janë shtuar komunës së Fushë Kosovës? E zbulon Nënkryetari

Gazeta10
21 November 2023 - 18:11

Fushë Kosova është njëra nga komunat më të populluara viteve të fundit në Kosovë.

Nënkryetari i kësaj komune, Besnik Osmani, në emisionin “Raport”, në Kanal10, ka thënë se kjo komunë është bërë qendër ku aktiviteti ekonomik ka marrë hov të madh.

Ai tutje tha që kur ka një zhvillim të tillë kaq të marr përcillet me një përgjigje më të ngadaltë të administratës komunale.

“Komuna jonë merr buxhet nga institucionet qendrore për 26 mijë banorë kurse i ka rreth 80 mijë banorë”, tha Osmani.

Sipas tij kjo ka ndodhur për shkak të mos regjistrimit të popullsisë.

“Kemi pasur një ngecje në dinamikë për shkak të mos regjistrimit të popullsisë dhe për mungesë të autoritetit të OSHP-së.

Osmani tha po ashtu se Fushë Kosova ka shumë nevojë për themelimin e ndërmarrjeve publike dhe se ata kanë aplikuar në ministri të zhvillimit ekonomik por që ende nuk kanë marrë përgjigje. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.