Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Parafillorët në Vragoli të Fushë Kosovës që një muaj ende pa edukatore

Gazeta10
06 December 2022 - 8:07

Në programin “Mëngjesi me Arben Ahmetin” është raportuar se tash ё një muaj 20 nxënësit në shkollën fillore “Vëllëzërit Frashëri” në Vrangoli të Fushë Kosovës mbesin pa mësim.

Në mungesë të edukatorës parafillorët në këtë shkollë nuk janë duke e ndjekur mësimin, raporton Gazeta10.

Prindërit këtë gjë e kanë cilësuar si të padrejtë pasi nxënësit që një muaj kanë mbetur në shtëpi.

“Po qe një muaj janë fëmijët në shtëpi përshkak se nuk kanë gjetur ende një edukatore, dhe ne si prindër jemi shumë të shqetësuar”, tha ajo.

Përgjegjësi i shkollës Fisnik Sllamniku i ka thënë shkurtimisht televisionit se për mungesën e edukatorës është njoftuar komuna dhe se po presin përfundimin e konkursit.

Ndërsa nënkryetari i Fushë Kosovës, Fadil Krasniqi ka thënë se edukatorja nuk ishte zavendësuar përshkak se pagesa për të ishtë siguruar nga prindërit.

Ai ka shtuar se tani konkursi ishte hapur nga komuna dhe përgjegjësia për pagesen e saj do të kalojë nga buxheti komunal, derisa sipas tij konkursi është në fazën përfundimtare.

Nga komuna e Fushë Kosovës ka thënë se faza e ankesave do të zgjas deri me 14 dhjetor të këtij viti./Gazeta10

https://www.youtube.com/watch?v=mD0J4eeOnmo

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.