Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Paralajmëron eksperti i sigurisë: Nëse qeveria nuk gjen një urë bashkëpunimi, do kemi konflikt civil

Gazeta10
16 July 2023 - 13:48

Eksperti i sigurisë, Drizan Shala është shprehur se qeveria e Kosovës po tenton që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme.

Në një intervistë për Euronews Albania, ai theksoi se nëse qeveria nuk ndjekë ndonjë rrugë bashkëpunimi mund të kemi një konflikt civil në vend.

“Unë shoh se qeveria  është duke tentuar për të krijuar një narracion në rast se do të shkojmë në zgjedhje të parakohshme. Ajo që po ndodh sot në politikën kosovare është i ngjashëm me vitin 1999, ku qeveria duke mos gjetur një urë alternative për të krijuar një urë bashkëpunimi, është duke ndjekur një rrugë që mund të çojë deri në konflikt civil. Popullsia është ndarë në dy kahe në ata që mbështesin Kurtin dhe ata që janë kundër tij. Ndërkombëtarët duhet të ndërhyjnë”- tha ai.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
20 June 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.