Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Parandalohet kontrabandë me mallra në rrugën Viti-Gërlicë

Gazeta10
23 November 2024 - 21:16

Dogana e Kosovës dhe Policia e Kosovës në rrugën Viti-Gërlicë kanë ndaluar për kontroll një automjet, që po drejtohej nga një person i moshës 32-vjeçare.

Dogana njofton se gjatë kontrollit është parë se kishte të ngarkuar tekstil të markave tregtare të mbrojtura, 1 mijë 200 palë trenerka, për të  cilin mall nuk kishte dokumente mbi prejardhjen e mallit ku vlera e mallit ishte afër 10 mijë 000.

“Malli  dhe automjeti dërgohen në terminalin doganor ku me rastin po merren njësitet e doganës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e doganës.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.