Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Paraqitjet e mira me Luzernin, Jashari në radarin e top skuadrave evropiane

Gazeta10
24 May 2023 - 19:47

Futbollisti me prejardhje shqiptare, Ardon Jashari me shumë gjasë në verë do të ndërrojë ambient.

Leipzigu, Atalanta dhe Young Boysi janë futur në garë për transferimin e mesfushorit të Luzernit, Ardon Jashari. Kështu ka raportuar të mërkurën gazeta zvicerane “Blick”.

Më herët këtë vit është raportuar se edhe Porto dëshiron transferimin e mesfushorit të Zvicrës.

Jashari 20-vjeçar me Luzernin ka kontratë deri në qershor të vitit 2026. Por klubi zviceran do ta ketë të vështirë ta mbajë gjatë futbollistin e talentuar shqiptar.

Ai është produkt i akademisë së Luzernit, për të cilin ka shënuar një gol dhe ka kontribuar me katër asistime në 36 ndeshje në të gjitha garat e edicionit aktual.

Jashari ka luajtur edhe për përfaqësuesen A të Zvicrës. Ishte pjesë e Zvicrës në Kupën e Botës “Katari 2022”.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.