Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Parashikimi i motit për sot

Gazeta10
29 December 2024 - 9:40

Sot në Kosovë na pret mot kryesisht me diell dhe stabil.

Mëngjesi do të jetë shumë i ftohtë dhe me acar e mundësi për mjegull e në disa zona edhe vranësira të ulëta.

Temperaturat minimale nga -1 deri në -6 gradë Celsius. Dita me rritje të temperaturave deri në 6 apo 7 gradë Celsius.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi sot pritet të mbajë mot kryesisht me diell, pas një mëngjesi mjaft të ftohtë dhe me mjegull nëpër shumë lugina dhe ultësira.

Temperaturat ditore në rritje për shkak stabilitetit të atmosferës. Vranësira do të ketë përreth zonave malore.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.