
Gianluigi Donnarumma është shumë pranë largimin nga Paris Saint-Germain.
Me kontratën që i skadon në qershor të vitit të ardhshëm, PSG mendon ta shesë portierin këtë verë, përpara se ta humbasë me parametra zero vitin e ardhshëm.
Gardiani italian ka tërhequr vëmendjen e gjigantëve anglezë si Manchester City, Manchester United dhe Chelsea që e duan transferimin e tij.
PSG ka bërë të ditur se për lirimin e portierit kërkon të paktën 40 milionë euro.
Donnarumma në anën tjetër raportohet se është i hapur për një kalim në futbollin anglez.