
Në programin “Mëngjesi me Arben Ahmetin” është raportuar se komuna e Podujevës është e kënaqur me buxhetin e vitit 2023, raporton Gazeta10.
Ndërsa partia opozitare LDK-ja akuzon për keqmenaxhim me buxhetin komunal derisa shtojnë se nuk ka fokus në investime në kategoritë e nën përfaqësuara e barazinë gjinore.
“Nuk i duhet ndonjë analizë shumë e thellë për të parë rreth keqmenaxhimit dhe keqplanifikimit të rrjetit të komunës”.
Sipas opozitës komuna nuk është duke bërë asgjë për këto kategori.
Komuna e Podujevës për vitin 2023 ka rreth 4 milionë euro më shumë buxhet se në vitin e kaluar./Gazeta10