
Në 249-vjetorin e Pavarësisë së SHBA-së, deputeti i LDK-së, Alban Zogaj foli edhe për marrdhënien që qeveria në detyrë e pati gjatë mandatit të kaluar, duke përmendur projekte që sipas tij edhe ishin refuzuar.
“E kemi pas mundësinë me prodhu edhe energji përmes gazit amerikan. Por ai projekt u refuzua nga ana e shtetit tonë, dhe për fat të keq është jashtë axhendës aktuale”, tha ai.
Tutje, mes tjerash, Zogaj kërkoi edhe ndihmë përveç heshtjes aktuale.
“SHBA-ja është partneri kryesor i Kosovës, është aleati më i madh që e kemi. Duhet të mburremi e ta forcojmë këtë aleancë, e jo ta zbehim. Sot jemi në një situatë të rëndë për vendin, dhe kur më së shumti na duhet ky partner, është i heshtur për momentin. Kjo heshtje është friksuese. Dhe duhet me bë thirrje, ju lutem, ejani na ndihmoni në këtë bllokadë aktuale që jemi“, tha ai në Politiko.