Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Pas 17 vitesh punë, pensionohet sekretari i Kuvendit

Gazeta10
05 June 2023 - 11:50

Sekretari i Kuvendit të Kosovës, Ismet Krasniqi ka marrë pjesë në mbledhjen e fundit të Kryesisë së Kuvendit.

Kjo për faktin se ai do të dal në pension, për çka edhe ka mbajtur një fjalë rasti në fillim të mbledhjes.

Ai tha se për 17 vjet sa ka shërbyer në këtë institucion është munduar që t’i këshillojë kryetarët e Kuvendit aq sa ka ditur.

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca i ka uruar Krasniqit pensionim të mirë dhe e falënderuar për kontributin e dhënë.

Në këtë mbledhje pritet të shqyrtohen disa pika të rendit, ndër të cilat janë shqyrtimi i Planit Hapësinor për Parkun Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”, Votimi i Propozim-Rezolutës për punën dyvjeçare të Qeverisë së Kosovës.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.