Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Pas fillimit të zbatimit të marrëveshjes, gjendja është e qetë në kufi

Gazeta10
01 September 2022 - 8:40

Pas fillimit të implementimit të marrëveshjes për dokumeta të udhëtimit, gjendja në kufi është stabile ku është mirëpritur edhe nga qytetarët serbë të cilët kaluan pas mesnatës nëpër pikën kufitare në Merdar, raporton Gazeta10.

Në pikën kufitare në Merdar, në mesnatë nisi zbatimi i marrëveshjes Kosovë-Serbi për dokumentet e udhëtimit hyrje-dalje për shtetasit e të dy vendeve.

Ushtruesi i komandantit të stacionit policor në Podujevë, togeri Fehat Gashi ka thënë për KosovaPress se marrëveshja për dokumentet është duke u zbatuar 100 për qind. Sipas tij palas serbe dhe ajo kosovare nuk kanë lëshuar dokumente shtesë të udhëtimit./Gazeta10.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.