Ylli brazilian i futbollit, Neymar, është kthyer në stërvitje të hënën te skuadra arabe, Al Hilal, pas gati një vit mungesë për shkak të lëndimit të gjurit.
32-vjeçari ishte transferuar në gusht të vitit të kaluar, por luajti vetëm pesë ndeshje për Al Hilalin para se të lëndohej në tetorin e vitit të kaluar.
“I lumtur që kthehem në grup”, ka shkruar Neymar.
Braziliani kishte një intervenim në gju, ndërsa nisi me stërvitje individuale në korrik. Nuk është saktësuar se kur Neymar do të jetë gati për ndeshje.