Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Pas Haki Abazit, nga nesër një tjetër deputet largohet nga Vetëvendosje

Gazeta10
21 March 2023 - 17:58

Deputeti i partisë në pushtet Fatmir Humolli nga dita e nesërme pritet të largohet përfundimisht nga Grupi Parlamentar i deputetëtve të Vetëvendosjes dhe do të funksionoj si deputet i pavarur.

Lajmin për Gazetën10 e ka konfirmuar vetë deputeti Humolli i cili e ka quajtur qeverisje të dështuar, qeverinë Kurti.

Një paralajmërim të tillë, Humolli thotë se e ka bërë ditë më parë.

“Nga nesër do të largohem nga Grupi Parlamentar i Vetëvendosjes. Kjo është qeverisje e dështuar. Vetëm një gjë mund të më ndalë. Vetëm riformatimi i qeverisë mund të më ndalë nga largimi i VV-së.”, tha deputeti Humolli.

I pyetur nëse lajmin për largimin e tij, ia konfirmuar kryetarit të partisë, njëherësh kryeministrit, Albin Kurti, Humolli tha se një gjë e tillë nuk ka ndodhur.

Por, që sipas tij diskutimet me Kurtin ishin bërë para se ai të futet në listën e deputetëve të VV-së.

“Me kryeministrin Kurti kam diskutu kur kam hy në Listën e VV-së, ai nuk iu ka përbajtë kushteve të mija. S’kem çka me diskutu, derisa nuk është i gatshëm me ndryshu”, deklaroi Humolli.

Ditë më parë edhe deputeti tjetër Haki Abazi u largua nga parti./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
23 September 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.