
Albina dhe familja Kelmendi mbrëmë elektrizuan skenën e festivalit “Eurovision”, në natën e dytë ku e para u kualifikua për në filën e madhe që do të mbahet këtë të shtunë në Liverpool.
Menjëherë pas përfundimit të spektaklit, mes emocionëve dhe lotëve të gëzimit Albina ka falenderuar të gjithë shqiptarët kudo ku ndodhen dhe jurinë për besimin që i dhanë asaj dhe familjes dhe çuan Shqipërinë sa më afër fitores së madhe, raporton Gazeta10.
Ndër të tjera, Albina në një konferencë për medie pas përfundimit të spektaklit bëri një deklaratë për Shqipërinë e Madhe, që u bë lajm në shumë media të huaja.
“Ne jemi të një gjaku, të së njëjtës nacionalitet, Kosova dhe Shqipëria janë si vëlla dhe motër dhe ne kemi një nënë që është Shqipëria e Madhe”, tha Kelmendi.
Aty nuk kanë munguar as pyetjet lidhur me Serbinë, e familja Kelmendi ka thënë se motoja e Eurovisionit është “Të bashkuar nga muzika” dhe se muzika i bashkon të gjithë.
“Quhet ‘Të bashkuar nga muzika’. Është e vërtetë që kur dëgjon muzikën lë gjithçka prapa, nuk duam të flasim për ndonjë gjë tjetër. Çdokush që ka shkuar në finale e ka merituar”, ka thënë Kelmendi kur u pyet për performancën e Serbisë e cila po ashtu shkoi në finalen e Eurovision 2023.
Përveç që u prit jashtëzanisht mirë nga publiku në sallë dhe nga juria profesionale, kënga “Duaje” mori vlerësime të mëdha pozitive dhe nga mediet dhe njohësit e artit dhe muzikës.
Sipas BBC kënga që përfaqëson këtë vit Shqipërinë jep një mesazh të fortë për rëndësinë e familjes.
”Teatrale dhe dramatike, kënga shqiptare mbart një mesazh të fortë për rëndësinë e familjes dhe pranimin e njerëzve që doni për atë që ata janë”, shkruan BBC.
BBC gjithashtu ka treguar se ajo ka një vokal mbresëlënës dhe harmoni ballkanike si dhe një zë që të prek telat e zemrës.
”Vokali mbresëlënës dhe harmonitë ballkanike ndërtohen në një kor tërheqës, me Albinën e shoqëruar në skenë nga pesë anëtarë të familjes së saj, përfshirë nënën dhe babain e saj.Zëri i Albinës të prek telat e zemrës”, shton BBC.
Por kishte dhe të atillë nuk që nuk e vlerësuan sa duhet këngë e Albinës siç është The Times, e cila e vlerësoi këngën e Shqipërisë me dy nga pesë yje.
“Vajtim mistik, kambana kishe, mendoni një interpretim ballkanik i “Fantazmës së Operas” të Andrew Lloyd Webber. Por jo në një mënyrë të mirë”, shkruan The Times.
Kujtojmë se Finalja e madhe e ‘Eurovision 2023’ do të mbahet të shtunën më 13 maj në “M&S Bank Arena” të Liverpoolit, me fillim nga ora 21:00 (sipas orës lokale).
Deri atëherë kënga “Duaje” po vazhdon të ndiqet më të madhe në rrjete sociale nderkohë që po bëhet thirrje për të votuar sa më shumë në natën finale për të arritur çmimin e madh që asnjëherë nuk e ka fituar Shqipëria.
Teksa po bëhet gati për finalen e madhe që do të mbahet nesër, Albina ka ndarë me ndjekësit e saj mënyrën se si të votohet për Shqipërinë në këtë garë.
“Voto numër 10, që të sjellim Eurovisionin në Shqipëri” ka porositur Albina.
Më poshtë është lista e shteteve dhe numrat në të cilët duhet votuar me numrin 10.

Lista e plotë e finalistëve përbëhet nga: Kroacia, Moldavia, Zvicra, Finlanda, Serbia, Republika Çeke, Izraeli, Portugalia, Suedia, Norvegjia, Shqipëria, Qipro, Estonia, Belgjika, Austria, Lituania, Polonia, Australia, Armenia, Sllovenia. /Gazeta10/