Lajme

Pas Kurtit e Osmanit, nesër Escobar takon edhe Konjufcën

Gazeta10
16 Mars 2023 - 20:29

Emisari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gabriel Escobar është duke qëndruar në një vizitë në Kosovë, ku sot është takuar edhe me opozitën në rezidencën e ambasadorit amerikan, Hovenier, shkruan Gazeta10.

Gazeta10 sot raportoi nga burime të sigurta për takimet që emisari amerikan do të ketë me subjektet politike opozitare sot dhe kryeministrin Albin Kurti për ditën e nesërme.

Por, Escobar nesër përveç Kurtit e Osmanit, do të takohet edhe me kryeparlamentarin, Glauk Konjufca, kjo është bërë e ditur përmes një njoftimin për media.

“Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, pret në takim Zëvendës Ndihmës Sekretarin e SHBA-së, Gabriel Escobar. Koha: 10:20 Vendi: Kabineti i kryetarit.”, bëhet e ditur në njoftim.

Escobar dje ka qëndruar në Serbi ku ka pasur takime me presidentin serb.

E tërë kjo ka ndodhur pak para takimit të palës kosovare dhe serbe në Ohër, ku pritet që dy palët të dakordohen për aneksin e zbatimit të marrëveshjes.

Madje Escobar edhe do të jetë prezent në këtë takim./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
20 Janar 2025

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.