Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Pas lëndimit të Courtois, Real Madrid hidhet në ‘gjah’ për një portier

Gazeta10
10 August 2023 - 14:26

Gjatë ditës së sotme, klubi i Real Madrid dhe tifozët e tij kanë marrë një lajm tejet të keq.

Në stërvitjen e sotme, Thibaut Courtois ka pësuar një lëndim të rëndë, i cili do ta mbajë jashtë fushave të blerta gati gjithë sezonin.

E me të marrë vesh këtë gjë, Real Madridi është hedhur në aksion për të nënshkruar me një portier të ri për sezonin që do të nisë pas dy ditësh.

Në listën e ngushtë të Real Madridit janë tre portierë, të cilët kanë eksperiencë në LaLiga dhe në Evropë.

Kepa Arrizabalaga, Yassine Bounou dhe David de Gea janë tre emrat që Real Madrid do të nis bisedimet.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.