
Një tjetër sportist me arritje ndërkombëtare u nderua nga kryeministri Edi Rama. Boksieri Florian Marku u nderu me medaljen ‘Ylli i Madh i Mirënjohjes’.
Rama tha se Marku ka nderuar Shqipërinë me arritjet e tij.
Pas kordonit vjen ylli i madh. Vlerësim i lartë që e kemi bërë për një sërë personalitetesh, përfshirë edhe dy ambasadorë të rëndësishëm. Sot e bëjmë këtë vlerësim për një ambasador të shoqërisë që prejardhjen e ka në Kosovë nga gjyshi dhe Myzeqe nga gjyshja”, tha Rama.