
Prej muajsh qarkulluan lajmet se këngëtari Blero i kishte dhënë fund martesë me Afrona Dikën.
Më vonë, ishte pikërisht këngëtari që iu drejtua familjarëve, miqve dhe fansave për të konfirmuar i i ka dhënë fund martesës dyvjeçare me Afronën.
Këngëtari nga Mitrovica u shpreh se arsyet e ndarjes ishin tërësisht personale dhe që iu përkisnin vetëm atyre.
Ndërkohë, së fundmi Blero ka marrë vëmendje me një postim që bëri në llogarinë e tij të Instagramit, ku shfaqej përkrah një femre misterioze në Gjermani.
Autori i “Fotografia” postoi një imazh para pasqyrës teksa pranë ti shihej një vajzë me flokë të bardha, të cilës këngëtari nuk ia zbuloi portretin.
Bashkangjitur me imazhin, Blero vendosi
lokacionin dhe një ‘emoji’ me zemër ngjyrë vjollce.
