
Zëvendëskomandanti i misionit të Forcës së Kosovës (KFOR) të udhëhequr nga NATO, Gjenerali i Brigadës Federico Collina, së bashku me Shefin e Shtabit të Njësisë së Specializuar Shumëkombëshe (MSU), Nënkolonelin Massimo Ienco, e kanë takuar sot kryetarin e Mitrovicës së Jugut, Faton Pecin.
Siç bën të ditur KFOR në këtë takim kanë shkëmbyer pikëpamjet për rritjen e bashkëpunimit.
“Gjatë takimit, Gjenerali i Brigadës Collina ndau informacione mbi aktivitetet e KFOR-it dhe riafirmoi angazhimin e vazhdueshëm të KFOR-it për të kontribuar në një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë”, thuhet në njoftim.
Collina sot gjatë ditës ka takuar edhe kryetarin e Mitrovicës së Veriut, Milan Radojevic.