Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Pas raportimit në “Adresa e Ankesave”, sanohen pusetat në rrugën “Bekim Isma” në Rahovec

Gazeta10
05 June 2026 - 8:32

Problemet me pusetat në rrugën “Bekim Isma” në Rahovec janë sanuar pas raportimit në emisionin “Adresa e Ankesave” të Kanal10.

Drejtori i Shërbimeve Publike në Komunën e Rahovecit, Përparim Krasniqi, ka njoftuar se ekipet komunale kanë intervenuar në terren dhe kanë rregulluar pusetat që kishin shkaktuar shqetësime për banorët dhe pjesëmarrësit në komunikacion.

Qytetarët kishin ngritur ankesat e tyre për gjendjen e pusetave përmes emisionit “Adresa e Ankesave”, ndërsa pas publikimit të rastit, autoritetet komunale kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme për zgjidhjen e problemit.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.