Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Pas ShBA-ve edhe Mbretëria e Bashkuar pret takim konstruktiv mes Kurtit e Vuçiqit

Gazeta10
27 April 2023 - 20:09

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka pritur në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbott.

Kurti dhe Abbott diskutuan për kalimin me sukses të fazës së parë të anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, rëndësinë dhe përfitimet nga anëtarësimi i plotë i vendit tonë aty.

Kryeministri Kurti falënderoi ambasadorin Abbott dhe Mbretërinë e Bashkuar për mbështetjen dhe kontributin e tyre në këtë arritje.

Temë diskutimi ishte edhe takimi i radhës mes Kurtit dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, më 2 maj, ku u tha se pritet angazhim konstruktiv.

“Mbajtja e zgjedhjeve në komunat veriore me 23 prill dhe takimin i radhës i nivelit të lartë politik në Bruksel me 2 maj, ishin po ashtu tema të bisedës. Sa i përket pritjeve nga takimi i javës së ardhshme në Bruksel, ai tha se pret angazhim konstruktiv që siguron zbatim pa vonesë e të plotë të të gjitha neneve të dakorduara” thuhet në kumtesën e Zyrës së Kryeministrit.

Tutje, u theksua edhe rëndësia e mbajtjes së zgjedhjeve, të cilat kaluan pa incidente, por në anën tjetër edhe shqetësimi për kërcënimet, frikësimet dhe presionet që çuan në pjesëmarrje të ulët.

Nga Rubrika
Lajme
23 June 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.