Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Pas shtyrjes së zgjedhjeve në veri, sot mblidhet KQZ-ja

Gazeta10
11 December 2022 - 8:54

Një ditë pas shtyrjes së zgjedhjeve në katër komunat veriore të Kosovës nga presidentja Vjosa Osmani, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mblidhet për të diskutuar hapat e mëtutjeshëm.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka konfirmuar se mbledhja do të mbahet sot, e diel, duke filluar në orën 11:00.

“Pas vendimit të Presidentes së Republikës për shtyrjen e zgjedhjeve dhe caktimn e datës së re për mbajtjen e tyre, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të shqyrtojë hapat e mëtutjeshëm”, tha Elezi në një përgjigje me shkrim./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.