Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Pas vërshimeve, shembet ura mbi lumin “Lushta” në Mitrovicë

Gazeta10
23 January 2023 - 8:49

Në programin “Mëngjesi me Arben Ahemtin” në një lidhje direkte me gazetaren Egzona Shala, raportohet se pas përmbytjeve është shembur ura në lagjen “Bair” të Mitrovicës.

Kjo urë gjendet përkatësisht mbi lumin Lushta, lum ky i cili pas reshjeve të shumta të shiut doli nga shtrati dhe mori shumë shtëpi, raporton Gazeta10.

Qytetari i kësaj lagje tregon se vërshimet kanë bërë dëme shumë të mëdha por ai si familje nuk është prekur nga përmbytjet pasi kishte qenë në pjesën më lartë të lagjes “Bair”.

“I gjithë qyteti i Mitrovicës ka qenë i vërshuar nga lumi “Lushta”, përmbytje të tilla nuk ka pasur që nga viti 1979 dhe ka qenë me përmasa më të vogla se kjo e fundit”, tha ai.

Kjo urë është urë kyqe për shumë qytetarë që të lidhën më rrugën kryesore./Gazeta10

https://www.youtube.com/watch?v=IIyBZZlxZAA

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.