
Gratë iraniane kanë qëndruar ballë përshkallëzimit të protestave në Iran, të shkaktuara nga vdekja në paraburgim e një gruaje të arrestuar për shkelje të ligjeve të hixhabit, shkruan BBC News, transmeton Gazeta10.
Turmat brohoritën kur gratë dogjën hixhabet e tyre në një zjarr në Sari të martën, ditën e pestë radhazi të trazirave.
Aktivistët thanë se një grua ishte në mesin e tre protestuesve të vrarë nga forcat e sigurisë në Urmia, Piranshahr dhe Kermanshah.
Autoritetet akuzuan protestuesit për vrasjen e dy civilëve në Kermanshah si dhe një ndihmës policie në Shiraz, shkruan BBC News./Gazeta10.