
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka dëshmuar të hënën për rastin Dehari.
Pas përfundimit të intervistimit, Haxhiu do të mbajë konferencë për medie.
Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi për media nga Ministria e Drejtësisë.
‘’Sot, më datë 20.11.2023 nga ora 14:00, Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu do të mbajë konferencë për media. Konferenca do të mbahet në sallën 914, kati IX, në ndërtesën e Ministrisë së Drejtësisë, ish objekti Rilindja’’, thuhet në njoftim.