
Këngëtari shqiptar, Labinot Rexha ka publikuar dje një fotografi të një serbi duke pretenduar se i njëjti së bashku me disa persona të tjerë, kreu krime lufte në zonën e Rahovecit.
Rexha ka thënë se i njëjti e kishte burgosur babain e tij, torturuar në burg ku si pasojë e kësaj edhe i kishte ardhur edhe vdekja.
Këngëtari i njohur kosovar Labinot Rexha, pas publikimit të identitetit të serbit që sipas tij e kishte torturuar babain e tij gjatë luftës.
Ai ka treguar se Trajko Roganovi qe kishte torturuar babain e tij dhe më pas i kishte thënë familjarëve të tjerë të largohen.
Rexha ka thënë se drejtësia duhet të zbardh rastin dhe Roganoviq të dënohet për krimet
“Dje më ka shkruar njëri nga familjarët e tij dhe më ka thënë se pse po bënë kështu, unë jam i pastër si loti nuk kam njerz që kam vra. Une kërkoj drejtësi për babin timë dhe se ky njëri ka bërë krime dhe kërkoj që Roganoviq të dënohet”, tha ai në rrëfimin ekskluziv për Insajderin.