Kontaktoni

info@gazeta10.com

10plus

Pasi u sulmua nga opinionistët, Kiara reagon me një mesazh thumbues ndaj tyre

Gazeta10
26 April 2023 - 12:16

Mbrëmja e së martës ka qenë e mbushur me tension në spektaklin e Big Brother VIP Albania, raporton Gazeta10.

Moderatorja Kiara Tito është zënë disa herë ngushtë nga opinionistët e programit, Zhaklina dhe Arbri, teksa nuk ka qenë në gjendje që të japë përgjigje edhe ndaj disa prej banorëve të eliminuar, siç ishte Tea.

Kjo ka bërë çifti Luiz dhe Kiara të kthehen mbrëmjen e së martës në dy prej personazheve më të komentuar në internet.

E si për të shprehur mbështetjen për të dashurin e saj, moderatorja publikoi në InstaStory një fotografi të saj dhe Luizit, ku shihen duke shkëmbyer një puthje brenda shtëpisë.

Këtë ajo mesa duket e bëri si në shenjë replike ndaj kritikuesve, duke treguar se lidhja e saj me Luizin është e fortë, pavarësisht të gjithave.

Para saj, ajo pati një tumbim për ata që e kritikuan, duke ndarë me ndjekësit një citat të novelistit spanjoll, Carlos Ruiz Zafon.

“Është e çuditshme si i gjykojmë të tjerët dhe nuk e vërejmë sa i mjerë është përçmimi ynë”, shkruhet në postimin e bërë nga Kiara në InstaStory.

Moderatorja përndryshe u eliminua nga shtëpia e Big Brother VIP Albania javën e kaluar, pasi nga banorët e rikthyer (Bledi, Kiara dhe Efi), publiku vendosi që kjo e fundit të shkonte në finale – dhe ishte vetëm një vend i rezervuar për ta në finalen e madhe./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.