Gazeta10

Pasivizimi i adresave të shqiptarëve në Luginë të Preshevës nga shteti serb, deputeti gjerman: Formë e spastrimit etnik, është krim

Kryetari i Komitetit për Punë të Jashtme në Parlamentin e Gjermanisë, Michael Roth, ka thënë se Qeveria e Serbisë duhet të ndalë menjëherë diskriminimin sistematik dhe spastrimin etnik të komunitetit shqiptar në Luginën e Preshevës.

“Një hap i mëtejshëm prapa në rrugën drejt bashkëpunimit dhe bashkëjetesës paqësore në Ballkanin Perëndimor. Serbia diskriminon sistematikisht pakicën shqiptare. Edhe pse kjo formë e spastrimit etnik është jo e dhunshme, ajo mbetet një krim”, shkroi deputeti gjerman.

Ai këtë e tha derisa shpërndau një artikull të Deutsche Welle, ku disa deputetë në Bundestagun gjerman dhe Ministria e Jashtme shprehën shqetësime mbi praktikën e pasivizimit nga autoritetet serbe kundër pakicës shqiptare në jug të Serbisë.

Në një përgjigje për DW, Ministria e Jashtme gjermane shprehu shqetësimet e saj për pasivizimin e adresave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës, në jug të Serbisë: “Fenomeni i të ashtuquajturit ‘pasivizim’ përshkruan masa që pengojnë qasjen e shqiptarëve etnikë në jug të Serbisë në shërbimet publike.

Të prekurve u vështirësohet regjistrimi në vendbanime ose në marrjen e një letërnjoftimi. Shpesh raportohen raste ku organet i çregjistrojnë banorët, pas kontrolleve të bëra enkas, kur ata janë me pushime, në udhëtime, ose nuk janë në banesë për disa ditë. Riregjistrimi ka pengesa të mëdha. Kjo bën që të zvogëlohet numri i anëtarëve të pakicës që janë të regjistruar”, u tha në përgjigje.

Ministria e Jashtme gjermane po ashtu tha se kjo tendencë bie ndesh me obligimet e Serbisë për respektimin e të drejtave të pakicave: “Këto të drejta janë të garantuara si me Kushtetutë dhe me Ligjin për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të pakicave kombëtare. Veç kësaj, Serbia ka ratifikuar Konventën Kuadër për Mbrojtjen e Pakicave Kombëtare të Këshillit të Evropës. Tendenca e ‘pasivizimit’ të popullsisë shqiptare etnike në jug të Serbisë është në kundërshtim me këto obligime ligjore.”

Sipas një studimi të Institutit Max-Planck nga viti 2023, në vitet e fundit mijëra shqiptarë nga Lugina e Preshevës janë fshirë nga regjistrat pa dëshirën e tyre.

NË FOKUS

askk
Ky është numri i banorëve për secilën komunë të Kosovës
riu
Në lulen e rinisë/ I riu 24 vjeç u vra pas debatit për muzikën e lartë
vdess
Vdes aktori i njohur në moshën 46 vjeçare, dyshohet se shkaktar ishte nxehtësia
drita
Vdes aktorja e humorit Drita Duraku
faton
“Më është bërë zullum”- Faton Hajrizi shfaqet me një video, tregon arsyen e arratisjes nga burgu i Smrekonicës
faton
Faton Hajrizi lajmërohet sërish nga arratia, Sveçlës ia shan mbiemrin dhe i vë bast: Kurrë nuk mundesh me më kapë
ylli
Zbulohet vajza misterioze në krah të Ylli Limanit
vd
Vdes e reja nga Prishtina, vuante nga një sëmundje e rëndë