Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Pasuria afër 1 milion euro e Vjosa Osmanit, dy shtëpi në Australi, shtëpi, banesë e tokë në Kosovë

Gazeta10
23 May 2026 - 21:05

Ish-presidentja Vjosa Osmani, në emër të saj, bashkëshortit dhe si pasuri të përbashkët, posedon pasuri të paluajtshme afër 1 milion euro. Përkatësisht 987 mijë e 760 euro.

Ajo posedon shtëpi në vlerë 208 mijë euro, të blerë në vitin 2019 si pasuri e përbashkët, e cila sipas raportimeve ndodhet në një lagje luksoze në Prishtinë.

Në emër të bashkëshortit, ka deklaruar shtëpi në Australi në vlerë 510 mijë euro, të blerë në vitin 2023, sipas deklarimit nga shitja e shtëpisë paraprake në Australi, shitja e shtëpisë së tij dhe kursimet. Në Australi, bashkëshorti i saj ka edhe një shtëpi tjetër në vlerë 170 mijë euro.

Veç këtyre, në emër të bashkëshortit figuron edhe një banesë në vlerë 59 mijë e 760 euro dhe një garazh kolektiv në vlerë 5 mijë euro, të cilin vitin e kaluar e kishte deklaruar 6 mijë euro.

Kurse, në emër të saj e ka të deklaruar edhe një arë të blerë në vitin 2016, në vlerë 35 mijë euro.

Osmani, vitin e kaluar, e ka deklaruar edhe një veturë të tipit Mercedes në vlerë 10 mijë euro në emër të bashkëshortit, por këtë vit nuk figuron në deklarimin e pasurisë, ndërsa nuk ka deklaruar as ndonjë të hyrë në qoftë se e ka shitur.

Ish-presidentja ka deklaruar kursime 3 mijë e 115 euro, ndërsa në emër të bashkëshortit mbi 49 mijë euro dhe 692 dollarë australianë.

Por, të hyra vetëm nga pagat dhe qiratë, Osmani me bashkëshortin kanë pasur 55 mijë e 598 euro. Ndërsa, Osmani ka marrë edhe 10 mijë e 306 euro mëditje.

Detyrime financiare, Osmani ka deklaruar 9 mijë euro si këste për punët shtesë të shtëpisë nga kompani te ndryshme, si dhe 20 mijë e 500 euro huamarrje për pagesën e banimit në Melbourne. Të dy këto i ka deklaruar si detyrime të përbashkëta

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.