Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Patrullimi i Policisë së Kosovës në Liqenin e Ujmanit, Lista Serbe: Po e rrezikoni paqen

Gazeta10
09 September 2022 - 14:58

Lista Serbe ka reaguar pas patrullimit të Policisë së Kosovës në Liqenin e Ujmanit duke thënë se kështu po rrezikonet paqja, raporton Gazeta10.

Në reagimin e tyre thuhet se kjo është përpjekje për sundimin e veriut të Kosovës.

“Duke marrë tokën serbe dhe duke ngacmuar popullin tonë, ju në mënyrë të drejtpërdrejtë po e rrezikoni paqen në këtë zonë dhe kurrë nuk do ta sundoni veriun e Kosovës”, thuhet në reagim.

Tutje, Lista Serbe i ka bërë thirrje Albin Kurtit që të mos mbështet këto aktivitetet.

“Të shumtë ishin ata që u përpoqën ta skllavëronin dhe ta pushtonin popullin serb dhe të gjithë e dimë se si ia dolën. Prandaj i bëjmë thirrje mentorëve të Albin Kurtit që të mendohen shumë mirë para se t’u japin mbështetje këtyre aktiviteteve të paligjshme”, është shprehur Lista Serbe më tej. / Gazeta10.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.