
Sic raporton Tutto Sport Paul Pogba rrezikon ta humbasë kampionatin botëror që mbahet në Katar nga fundi nentorit.
Këtë alarm e ka dhënë sot mjeku që kreu ndërhyrjen kirurgjikale në këmben e 28 vjecarit. “Ndërhyrja në meniskun anësor ishte i ndërlikuar sepse indi ishte i ndarë dhe dëmtimi i meniskut ishte përkeqësuar kur lojtari u përpoq ta detyronte duke vrapuar në fushë dhe këmba e tij u bë edhe më keq”.
“Terapia nuk funksionoi, përkundrazi lëndimi u përkeqësua. Kur ndërhymë, nuk kishte kushte për të përfunduar një qepje të thyer të meniskut”.
Tashme për Paul Pogba do të fillojë faza e rikuperimit nga e para dhe pritet të zgjasë minimalisht 5 javë por që nuk mund të jenë të mjafueshme dhe do të jete në luftë me kohen që të jetë I gatshem për kampionatin botëror, Gazeta10.