Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

PDK alarmon se në Gjakovë VV-ja vodhi vota përmes “Trenit Bullgar”

Gazeta10
10 February 2025 - 16:35

Kryetari i Degës së PDK-së në Gjakovë,  Hajdar Beqa ka akuzuar pushtetin për vjedhje të votave në qytetin e Gjakovës.

Sipas tij, në Gjakovë ka ndodhur fenomeni i “Trenit Bullgar”, nga ku rezulton të jetë e mbivotuar partia në pushtet.

‘’Sipas raporteve të vëzhguesve të zgjedhjeve nga subjekti ynë, ekziston dyshimi i bazuar që se paku ne dy Qendra te Votimit njëra ne shkollën Zejeria Rexha dhe tjetra në shkollën Fehmi Agani në Gjakovë, ka ndodhur fenomeni i “Trenit Bullgar”, nga ku rezulton të jetë e mbivotuar partia në pushtet’’, ka thënë Beqa.

Ai u ka bërë thirrje  organeve të e drejtësisë që të merren me trajtimin e këtij rasti.

“Presim që shkelësit e ligjit zgjedhor të ballafaqohen me sanksionin penal që parasheh Kodi, ka shtuar më tutje ai.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.