
Për situatën në veri ka reaguar edhe Partia Demokratike të Kosovës duke dënuar tendencën për dhunë nga grupe të dirixhuara nga Serbia.
“Në këtë moment, të vetëdijshëm se përshkallëzimi i situatës nuk i sjellë asnjë dobi Kosovës, bëjmë thirrje për përmbajtje, rend dhe qetësi, për t’i lënë hapësirë respektimit dhe zbatimit të vullnetit të qytetarëve”, thuhet në reagimin e PDK-së, raporton Gazeta10.
Tutje në reagimin e saj PDK fton qeverinë që ta vlerësojë situatën e sigurisë dhe veprimet t’i ndërmarr në koordinim edhe me partnerët ndërkombëtarë.