Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

PDK dorëzon ankesë në PZAP për procesin zgjedhor në Mitrovicë

Gazeta10
11 November 2025 - 19:11

Partia Demokratike e Kosovës ka njoftuar se ka dorëzuar ankesën zyrtare në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), lidhur me procesin zgjedhor në Mitrovicë.

Në njoftim thuhet se ky hap është ndërmarrë brenda afatit ligjor dhe në përputhje me procedurat, me qëllim mbrojtjen e integritetit të zgjedhjeve dhe vullnetit të qytetarëve.

“Sot, në mbrojtje të vullnetit të qytetarëve të Mitrovicës, PDK ka dorëzuar ankesën zyrtare në PZAP. Ky veprim është bërë në përputhje me ligjin dhe me qëllim të mbrojtjes së integritetit të procesit zgjedhor dhe votës së lirë të qytetarëve të Mitrovicës,” thuhet në reagim.

PDK thekson se do të ndjekë me përgjegjësi të gjitha procedurat ligjore për të garantuar që rezultati përfundimtar të pasqyrojë “vullnetin real të qytetarëve”, duke shtuar se “vetëm rivotimi i bën drejtësi procesit zgjedhor dhe vullnetit qytetar”.

Partia e udhëhequr nga Memli Krasniqi e mbyll njoftimin me mesazhin: “Vota është e shenjtë. Demokracia fillon e mbaron me ruajtjen dhe respektimin e saj.”

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.