Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

PDK e prerë, nuk përfshihet në koalicion me LVV-në, Hamza respekton vullnetin qytetar

Gazeta10
10 February 2025 - 16:43

Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza ka thënë se nuk do të hyjë në asnjë mënyrë në koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje.

Ai thotë se qytetarët fuqizuan partitë opozitare, andaj, sipas tij, ata nuk duan që qeveria e tanishme të vazhdojë edhe një mandat tjetër.

”Sot, shumica e qytetarëve që votuan, nuk duan që e njëjta qeveri të vazhdojë, qytetarët me vullnetin e tyre politik, i kanë besuar opozitës, andaj në këto zgjedhje kanë fuqizuar partitë opozitare. Kjo më obligon mua, si partinë më të madhe opozitare, që në mënyrë të përgjegjshme ta respektojmë vullnetin e shumicës shqiptare për ndryshim. Ne nuk do të përfshihemi në asnjë koalicion me LVV-në”, tha ai.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.