Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

“PDK-ja do ta ndalë marrëzinë e kësaj qeverie” – Paralajmëron Abdullahu

Gazeta10
06 September 2023 - 19:55

Në emisionin “Raport” me gazetarin Naim Sadiku, zëdhënësi i PDK-së, Faton Abdullahu, ka thënë se PDK-ja do ta ndalë marrëzinë e kësaj qeverie.

Ai tutje ka thënë se duhet të këtë zgjedhje  të jashtëzakonshme.

“Çdo ditë që qendron në pushtet kjo qeveri është e dëmshme për Kosovën, me aferat që po ndodhin, me ekonominë që nuk po zhvillohet, është e dëmshme në kualitetin e jetës së qytetarëve të Kosovës, është e dëmshme në përballje me Serbinë në të cilën përballje ne nuk po fitojmë asgjë”, ka thënë tutje Abdullahu, raporton Gazeta10.

Ai po ashtu ka thënë se kanë shumë argumente dhe i thonë qytetarit që ata kanë të bëjnë me fjalamani dhe jo vepra, këta kanë vetëm fjalë dhe budallaki politike.

Budallaki politike Avdullahu e ka quajtur siç ka thënë ai mbrojtjen e Martin Berishajt nga Kurti dhe Osmani. Sipas tij kjo është involvim te gjyqësia dhe për të treguar që ata janë mbi ligjin.

Ai e ka quajtur autokraci dhe popullizëm qeverisjen e Kurtit.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.