Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

PDK-ja e dërgon Projektligjin për konfiskimin e pasurisë në Gjykatë Kushtetuese

Gazeta10
21 February 2023 - 13:17

Partia Demokratike e Kosovës e ka dërguar në Gjykatë Kushtetuese Projektligjin për Byronë Shtetërore.

Kështu ka bërë të ditur për Gazeta10, koordinatori i Departamentit për Drejtësi në kuadër të Kabinetin e Qeverisjes së Mirë në PDK, Përparim Gruda.

Afati prej tetë ditësh për ta kontestuar këtë Projektligj ka përfunduar të hënën.

Pas kalimit të këtij afati, projektligji procedohet për shpallje tek presidentja e Kosovës brenda afatit prej tetë ditësh nga dita e marrjes së ligjit.

Projektligji për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme është miratuar në lexim të dytë në Kuvendin e Kosovës më 9 shkurt./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.