Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

PDK kundër ngritjes së çmimit të energjisë, propozon task forcë për reformë në energji

Gazeta10
09 March 2023 - 11:25

Ka filluar seanca plenare e Kuvendit të Kosovës në të cilën deputeti i PDK-së, Ferat Shala ka ngritur shqetësimet e partisë së tij rreth paralajmërimeve për ngritjen e çmimit të energjisë elektrike nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë për 14 %, raporton Gazeta10.

Deputeti i PDK-së, Ferat Shala ka deklaruar që si parti janë kundër ngritjes së çmimit të energjisë  dhe kërkojnë që kjo rritje të mos ndodhë për shkak të gjendjes jo të mirë ekonomike të vendit si pasojë e inflacionit, për shkak të rënies së fuqisë punëtore, për shkak të ikjes masive të qytetarëve nga Kosova etj.

Sipas tij kjo rritje e çmimit të energjisë është e papërballueshme dhe nuk duhet të ndodhë.

Deputeti Shala ka thënë se jemi këtu si pasojë e keqqeverisjes dhe keqmenaxhimit të kësaj Qeverie.

“Jemi këtu për shkak të ndërhyrjeve politike në Rregullator. Jemi këtu sepse kemi keqmenaxhim të skajshëm të KEK-ut. Më 7 mars në Komisionin për Ekonomi kemi mbajtur një takim me përfaqësues të ENTSO-E vërejtjet ishin ekstreme si asnjëherë tjetër. Për financat e KOSTT-it, për çmimin e lartë që paguajmë si Kosovë për penaltitë. Nuk ka rast më të rëndë se kur përfaqësues të ENTOS-E na thonë që jemi rast ekstrem si pikë e zezë në Evropë. Paralajmërimet e tilla duhet të jenë shqetësuese. Ju lutem reflektoni dhe veproni”, tha Shala.

Shala ka propozuar në emër të PDK-së që të krijohet një task forcë me ekpertë për të bërë reformë në sektorin e energjisë. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.