Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

PDK në Prishtinë: Rama u hakmor pasi nuk e përkrahëm për Badovcin

Gazeta10
02 February 2024 - 22:43

Shefi i asamblistëve të PDK-së në Prishtinë, Leutrim Retkoceri e quajti hakmarrje shkarkimin e drejtorit, Ilirk Musliut, pasi kjo parti nuk e mbështeti për këmbim të pronave në Badovc.

Ai tha se ky vendim nga ana e kryetarit Rama erdhi pasi dolën publikisht se nuk përkrahin këtë këmbim.

Rama për Badovc u hakmor! Pasi treguam publikisht se PDK nuk mbështet këmbimin e pronave në Badovc me ish-klientët e tij”, ka shkruar Retkoceri.

Edhe nënkryetarja e Komunës së Prishtinës, Donjeta Sahatçiu ka dalë publikisht kundër kryetarit Përparim Rama, duke thënë se e ka shkarkuar Ilirik Musliun për “revanshe personale”.

Sahatçiu tha se ky shkarkim pa komunikim tek ai dhe të tjerët, është revansh personal.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
02 August 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.