
Ministri i MBPZHR-së, Faton Peci, në emisionin Politiko me Kushtrim Sadikun” ka folur edhe për dialogun Kosovë-Serbi duke thënë se drafti i fundit është më i avancuar në krahasim në draftet e kaluara në kuptimin e qartësimit të kompetencave të tij.
Peci tutje tha që në rrethanat që jemi është larg ideja e themelimit të asociacionit dhe kjo edhe për shkak të sulmit të fundit në Banjskë.
Ai tha po ashtu se asociacioni nuk është kërkesa e fundit të Serbisë për shkak se qëllimi i tyre është destabilizimi i rajonit. /Gazeta10/