Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Peci deklarohet pas aksidentit me veturë, tregon për gjendjen e tij shëndetësore

Gazeta10
24 June 2023 - 21:48

Në aksidentin që ka ndodhur sot rreth orës 14:00 në një udhëkryq Llabjan – Artanë është përfshirë vetura zyrtare e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural e cila po drejtohej nga ministri, Faton Peci.

Peci përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka njoftuar se ai dhe shoqëruesi i tij kanë pësuar lëndime të lehta, pa pasoja serioze.

“Gjatë vizitave në teren sot vetura në të cilën ishim, u godit nga një veturë tjetër ku për shkak të kësaj, pësuam lëndime të lehta por pa pasoja serioze. Ju failurederoj të gjithëve që keni shprehur shqetësim e kujdes ndaj meje dhe shoqëruesit tim”, shkroi ai.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.