Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Peci: Ende nuk kemi konfirmimin për largimin e Kica-Xhelilit në LDK

Gazeta10
07 September 2022 - 19:39

Ministri i Bujqësisë Faton Peci nuk ka mund të pohojë e as mohojë largimin e Doarsa Kica- Xhelili nga partia Guxo, duke thënë se një gjë e tillë nuk është konfirmuar nga vetë deputetja.

Gjatë Kuvendit Zgjedhor të Guxo, ai deklaroi se kanë koordinim të plotë me zëvendëskryeministren Donika Gërvalla. Ai tha se kryetari i ri i partisë do të zgjidhet me votën e fshehtë të delegatëve.

“Ne ende nuk kemi një konfirmim të saktë, ka përfolje në nivel të mediave. Sido që të jetë do të kemi reagimin tonë, në momentin kur deputetja në fjalë e bën përfundimisht të qartë qëndrimin e saj. Nuk mund të them unë që është larguar, përderisa ajo nuk ka dhënë një qëndrim të qartë në raport me këtë”, tha Peci./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.