Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Peci i thotë jo bashkëpunimit me PDK-në – Pyet LDK-në me kë do të qeverisin

Gazeta10
07 September 2022 - 22:09

Bashkëkryesuesi i Guxo, Faton Peci ka kërkuar që akterët e LDK-së të tregojnë se me kë synojnë qeverisjen e ardhshme, shkruan Gazeta10.  

“Është shumë atraktive se çfarë thotë PDK-ja për LDK-në, dhe qysh e sheh LDK-ja partneritetin e ardhshëm qeverisësë. Le të dalin akterët e rëndësishëm të LDK-së le të na tregojnë se me kënd synojnë ta kenë qeverisjen e ardhshme”, tha Peci në Politiko.

Ndërsa, sa i përket bashkëpunimit GUXO-LDK, Peci ka përjashtuar bashkëpunimin me PDK-në, derisa ka theksuar se do të bashkëpunojnë me partitë tjera politike.

“Jo, s’do të ketë bashkëpunim deri në fund të mandatit me LDK-në. Nuk ka gaditshmëri në asnjë rrethanë që ne me qenë afër PDK-së. Për këto tjerat ne mundemi me bashkëpunu, por ne do t’i qëendrojmë besnik kontratës dhe marrëveshjes deri në fund Vetëvendosjes”, shtoi Peci./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.