
Ministri i Bujqësisë, Faton Peci përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook ka paralajmëruar se ditët në vazhdim pritet të realizohet projekti më i madh që nga pas lufta në agro-turizëm.
Ky projekt sipas Pecit kapë vlerën prej 3.5 milionë euro investime në këtë fushë të bujqësisë, shkruan Gazeta10.
“Kemi 3.5 milionë euro të dedikuara për agro-turizëm dhe zhvillim rural ndërsa ditëve në vijim do ta finalizojmë projektin më të madh nga pas-lufta po në agro-turizëm”, ka shkruar Peci.
Më tutje Peci është shprehur se Kosova ka potencial zhvillimor ekonomik në agroturizëm si dhe prodhimtari të ushqimit bio, organik e të shëndetshëm.