Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Peci: Partia e dytë sipas sondazheve nuk është as PDK-ja dhe as LDK-ja

Gazeta10
06 December 2023 - 0:11

I ftuar në emisionin “Gallatë me Arben Ahmetin”, në Media10, Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci ka thënë sipas matjeve të fundit, partia e dytë në Kosovë nuk është as PDK-ja e as LDK-ja.

“Sipas matjeve partia e dytë pas VV-së është partia e të papërcaktuarve”, tha Peci.

Ai tutje tha që preferenca e parë është VV-ja por pas saj sipas matjeve , respodentët e pyetur se pas VV-së kënd e preferoni, shumica prej tyre kanë zgjedhur Partinë Guxo.

Peci tha po ashtu se gjatë vitit 2024, bashkë me kryetaren tjetër të partisë, Donika Gërvalla-Schwarz do të agazhohen më shumë në konsolidimin e partisë dhe prurjeve të reja në partinë Guxo. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.