Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Peci përkujton Bajram Rexhepin: Pjesë e pashmangshme e memories për liri e shtetndërtim

Gazeta10
21 August 2026 - 16:15

Kryetari i Mitrovicës së Jugut, Faton Peci ka përkujtuar ish-kryeministrin e Kosovës, Bajram Rexhepi në 9-vjetorin e vdekjes së tij.

Përmes një postimi në Facebook, Peci tha se Rexhepi u bë pjesë e memories për liri dhe shtetndërtim me angazhimin e tij për çlirimin e vendit dhe angazhimin politik si kryeministër i Kosovës, kryetar i Mitrovicës dhe Ministër i Punëve të Brendshme.

“Sot përkujtojmë Bajram Rexhepin, një ndër kontribuesit më të mëdhenj si kirurg i luftës i cili iu përkushtua Kosovës politikisht që nga vitet e ’90-ta, fillimisht përmes angazhimit të tij në LDK, ndërsa gjatë luftës i shërbeu UÇK-së si mjek në terren.Në angazhimin e tij politik të pasluftës, ai ishte kryeministri i parë i Kosovës, kryetar i Mitrovicës dhe Ministër i Punëve të Brendshme duke u bërë kështu pashmangshëm pjesë e memories për liri e shtetndërtim”, ka shkruar ai.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.