
Sipas Policisë, zyrtarët e Njësisë së Komunikacionit Rrugor në Ferizaj, gjatë kontrolleve të shtuara në trafik, kanë ndaluar shoferin A.B., i cili drejtonte një automjet VW Golf me ngjyrë të zezë dhe targa vendore.
Shpejtësia prej 138 km/h është regjistruar përmes radarit të veturës së Policisë.
Për këtë shkelje, ndaj shoferit janë shqiptuar 300 euro gjobë, tri pikë negative, si dhe masa mbrojtëse e ndalimit të drejtimit të automjetit për tre muaj.
Policia Rajonale e Ferizajt ka bërë të ditur se do të vazhdojë kontrollet e rregullta dhe aktivitetet e intensifikuara në trafik, me qëllim rritjen e sigurisë rrugore dhe zbatimin e dispozitave ligjore.
Policia ka apeluar te qytetarët që të respektojnë rregullat e trafikut dhe të bashkëpunojnë duke raportuar çdo shkelje apo rrezik në trafikun rrugor.