Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Peci reagon për hedhjen e dy granatave mbrëmë në stacionin e Policisë: Ky është një akt i papranueshëm

Gazeta10
27 November 2024 - 14:05

Gjatë orëve të vona të natës të martën në Komunën e Zveçanit janë hedhur dy granate dore në oborrin e stacionit të Policisë.

Fatmirësisht, policia ka bërë të ditur se përveç dëmeve materiale nuk ka pasur të lënduar.

Mirëpo, për këtë çështje, kryetari i kësaj komune, Ilir Peci, ka reaguar ku ka thënë se e dënon ashpër aktin e shpërthimit që ka ndodhur mbrëmë në oborrin e policisë.

Ai tha se ky është një akt i pa pranueshëm dhe kërcënim serioz ndaj sigurisë publike.

Peci, ka thënë se si kryetar i asaj komune do të angazhohet për të siguruar se do të ndërmerren të gjitha masat e nevojshme për të garantuar sigurinë e qytetarëve dhe për të mbështetur institucionet e rendit dhe ligjit./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.