Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Peci thotë se tërheqja politike e SHBA-së do të ishte ndëshkim për Kosovën

Gazeta10
12 Nëntor 2022 - 21:04

Drejtori i institutit KIPRED, Lulzim Peci, ka thënë se tërheqja politike e SHBA-së nga angazhimi për Kosovën do të ishte ndëshkimi më i madh për Kosovën, raporton Gazeta10.

Peci ka thënë se një shembull për këtë është refuzimi i demarkacionit pavarësisht disponimit dhe kërkesave amerikane.

Më tej, Peci ka thënë se në Kosovë ka pasur edhe argumente infantile ku janë kundërshtuar proceset duke thënë se po kërkohet më e mira.

Tutje, Peci ka shpejguar edhe artin e së mundshmes në politikbërje.

Këtu keni statusin e plotë:

“Denimin me te madh qe mundet me na be SHBA-ja eshte me na thene beni si te doni vet, dhe une po terhiqem!

Shikojeni se cfare i kemi be vetes qe nga kundershtimi i demarkacionit me Malin e Zi deri me tani. Ne vend se te ecim perpara, ne e zgjodhem te bejme si te dojme vetem ne, dhe ja ku jemi, si vendi me i izoluar ne Evrope. Mos te harrojme se vet Presidenti Biden asokohe si nen-President i SHBA-ve personalisht eshte angazhuar qe te mbledhim mend, por ne me nje krenari te injorantit vazhduam me tonen.

Plus ky argumenti se eshte kundershtuar Rambujeja dhe plani i Ahtisarit qe e solli pavaresine e Kosoves, pasi eshte kerkuar me e mira, me se paku qe mund te thuhet eshte infantil. Cilat kane qene alterativat e kundershimit si te Rambujese dhe Ahtisarit? Padyshim se ato do ishin mos- intervenimi i NATOs dhe mospavaresimi i Kosoves.

Deshira per te kerkuar me te miren e deshiruar por te pamundshme, qe nenkupton mos- kompromisin, ne marredheniet nderkombetare behet armiku me i madh i me te mires se mundshme”, ka shkuar Peci në llogarinë e tij në Facebook. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.