
Peja e ka nisur edicionin e ri të Superligës së Kosovës në basketboll kundër rivalit të vjetër, Prishtinës, me shifrat 70-76, raporton Gazeta10.
Në klasiken e basketbollin kosovar,çereku i parë i takoi Prishtinës me rezultat të ngushtë 19-17.
Peja u rikthye furishëm në çerekun e dytë dhe e përfundoi pjesën e parë në avantazh prej 10 pikëve, 30-40.
Perioda e tretë e ndeshjes i takoi plotësisht ‘bardhekaltërve’, të cilët e rikthyen avantazhin në këtë duel, me rezultat 52-49.
‘Verdhezinjët’ nuk u dorëzuan dhe pjesëlojën e fundit arritën ta përmbyllin me rezultat 18-27, për të fituar përballjen me rezultat të përgjithshëm, 70-76.
Ndeshjen e ardhshme në Prince Caffe Superligën e Kosovës, Peja e luan kundër Ponte Prizrenit, kurse Prishtina ndeshet me Golden Eagle Yllin. /Gazeta10/